Kosova shkatërron Lituaninë në miqësore, shkëlqen Arbër Zeneli (Video)

Kombëtarja e Kosovës ka treguar një paraqitje brilante kundër Lituanisë, të mërkurën mbrëma, në miqësoren që u luajt në ‘Fadil Vokrri’, duke triumfuar me rezultat 4-0, shkruan Periskopi.

Ishte një super paraqitje nga ‘Dardanët’, të cilët fillimisht kaluan në epërsi në minutën e 27-të përmes Arbër Zenelit, ndërsa Vedat Muriqi dyfishoi pas një super krosimi në zonë nga Milot Rashica në minutën e 63-të.

Goli 1-0.

Goli 2-0.

Zeneli, i cili ishte padyshim më i miri në ndeshje sonte, realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Kosovën në minutën e 71-të.

Goditjen e fundit lituanezëve ua dha Besar Halimi, me një superdepërtim solo në mesin e tre kundërshtarëve, para se të qëllonte prapa krahëve të portierit Swedkauskas.

Tash, Kosova pret Suedinë në të njëjtin stadium të dielën mbrëma me fillim nga ora 20:45, para se të udhëtojë drejt Spanjës të mërkurën e ardhshme – të dy këto ndeshje i luan në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Kategoritë
Sport