Kosovë, 110 raste të reja me COVID-19

Institucionet shëndetësore po ashtu regjistruan dy pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, me çka numri i tyre i përgjithshëm ka shkuar në 105.667, ndërkohë numri i rasteve aktive është 689

Kosova brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 110 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) nga gjithsej 3.667 teste të kryera për të dyshuar me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi ka regjistruar një viktimë tjetër nga koronavirusi, duke e çuar në 2.267 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Institucionet shëndetësore po ashtu regjistruan dy pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, me çka numri i tyre i përgjithshëm ka shkuar në 105.667, ndërkohë numri i rasteve aktive është 689.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 742.238 teste të dyshuara për COVID-19, prej të cilëve 108.623 kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi