Kosovë, 21 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 228.073

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave mbetet 3.138, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 228.073.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 769 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.823.863 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 22 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 224.495, ndërsa numri i rasteve aktive është 440.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 159 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.157 doza të vaksinës. Deri më sot 822.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kategoritë
LajmeVendi