Kosovë, 28 të infektuar nga COVID-19 brenda 24 orëve

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 28 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.954

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.265, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 28 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.954.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.577 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar 708.159 mostra.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 18 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 105.575, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 114.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.

Kategoritë
LajmeVendi