Kosovë, 3 viktima dhe 379 të infektuar me COVID-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1.733 mostra të dyshuara me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.450 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 379 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 57.696.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 1.733 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 218.142 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 244 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 50.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.515.

Kategoritë
LajmeVendi