Kosovë, mbahet ceremonia e Certifikimit për Shigjetarinë Tradicionale Turke

Kryekonsulli i Turqisë në Prizren, Serdar Özaydın tha se kurseve të shigjetarisë tradicionale turke u kushtojnë rëndësi si një projekt që kontribuon në afrimin e popujve dhe forcimin e lidhjeve të përbashkëta historike dhe kulturore me Kosovën.

Në bashkëpunimin e Institutit Yunus Emre dhe Shoqatës së Shigjetarëve në Prizren të Kosovës u mbajt ceremonia e Certifikimit për Shigjetarinë Tradicionale Turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e mbajtur morën pjesë zv.kryetari i Institutit Yunus Emre, Abdullah Kutlamış Yalçın, drejtori i Institutit Yunus Emre Prishtinë, Mehmet Ülker, presidenti i Klubit Sportiv të Fondacionit të Shigjetarisë, Mehmet Erdoğan, anëtari i Bordit drejtues të Klubit Sportiv të Fondacionit Muhammet Bakırcı, deputetja e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Fidan Brina Jılta, kryekonsulli i Turqisë në Prizren, Serdar Özaydın, sportisti dhe aktori İbrahim Balaban si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në Kosovë.

Kryekonsulli i Turqisë në Prizren, Serdar Özaydın, në një fjalim në ceremoninë e mbajtur pas garave kualifikuese, tha se kurseve të shigjetarisë tradicionale turke u kushtojnë rëndësi si një projekt që kontribuon në afrimin e popujve dhe forcimin e lidhjeve të përbashkëta historike dhe kulturore me Kosovën.

Özaydın uroi që kjo të bëhet një platformë që mbledh të rinjtë nga të katër anët e botës. “Kam pasur mundësinë të vëzhgoj aktivitetet e trajnimit të shigjetarisë si në Mamushë ashtu edhe në Prizren dhe kam dëshmuar me kënaqësi se trajnuesit dhe kursantët kanë marrë pjesë në trajnime me dëshirë, përkushtim dhe duke i zotëruar dhe se mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve është formuar një lidhje e fortë që buron nga ndikimi bashkues dhe afrues i sportit”, tha ai.

Ndërsa zv.kryetari i Institutit Yunus Emre, Abdullah Kutlamış Yalçın ka tërhequr vëmendjen se shigjetaria përveçse gjatë historisë ka qenë mjet gjuetie për shumë kombe ai është përdorur edhe si një sport luftarak. “Dua të njoftoi kënaqësinë për interesin dhe pjesëmarrjen intensive ndaj kurseve në Prishtinë, Prizren, Mamushë dhe së fundmi në Pejë në Kosovë”, tha Yalçın.

Deputetja Fidan Brina Jılta, vuri në dukje se me ndihmën e kurseve të rinjve u mundësohet të mësojnë sportin e paraardhësve. “Uroj që nxënësit tanë të jenë të suksesshëm edhe pas kësaj. Uroj vazhdimin e këtyre kurseve sepse një interes kaq i madh dhe dalja me sukses e rreth 100 nxënësve nga këtu është shumë e rëndësishme në aspektin e shoqërisë tonë dhe të prindërve”, tha ajo.

Ndërkohë anëtari i Bordit drejtues të Klubit Sportiv të Fondacionit Muhammet Bakırcı, në fjalën e tij shprehu besimin se të rinjtë që merren me sportin e shigjetarisë do të kenë një të ardhme më të fuqishme dhe më të suksesshme.

Pas fjalimeve, ceremonia përfundoi me shpërndarjen e certifikatave për nxënësit e suksesshëm dhe shfaqjes me goditjen me shigjeta nga İbrahim Balaban.

Në kurset që vazhduan për tre muaj fituan të drejtën e certifikimit mbi 120 nxënës.

Kategoritë
LajmeSportVendi