Kosovë, mbahet koncerti “Pianoja e humbur e Sulltan Abdylhamidit të Dytë”

Pianistja Tutu Aydınoğlu tha se koncerti shfaq veprat e gjetura në pianon e Sulltan Abdylhamitit të Dytë, për të cilën mendohej se ishte e humbur

Në qytetin e Prizrenit është mbajtur koncerti “Pianoja e humbur e Sulltan Abdylhamidit të Dytë” me performancën e pianistes Tutu Aydınoğlu dhe me prezantimin e Nuray Ocaklı, raporton Anadolu Agency (AA).

Në koncertin e organizuar nga Instituti Yunus Emre (YEE) në shkollën e mesme të muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, ishin të pranishëm zv/konsulli i Turqisë në Prizren, Cenk Şen; drejtori i YEE-së në Prishtinë, Mehmet Ülker; kryetari i delegacionit turk në misionin e forcave paqeruajtëse (KFOR) në Kosovë, Fatih Cansız; si dhe shumë artdashës.

Pianistja Aydınoğlu në deklaratën për AA tha se koncerti shfaq veprat e gjetura në pianon e Sulltan Abdylhamitit të Dytë, për të cilën mendohej se ishte e humbur, si dhe historinë e saj.

Nga ana e tij, drejtori i YEE-së në Prishtinë, Ülker, tha se në koncertin e sotëm në Prizren si dhe atë që u mbajt dje në Prishtinë, kanë marrë pjesë shumë artdashës në mesin e të cilëve edhe ministri kosovar i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Koncerti u ndoq me vëmendje nga pjesëmarrësit, ku bënin pjesë 38 vepra që janë gjetur në auto-pianon të blerë për Sulltan Abdylhamidin e Dytë në vitin 1907.

Kategoritë
LajmeVendi