Kosovë, një viktimë dhe 16 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.645

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.251, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.645.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 1.938 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar 653.813 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuar për 18 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 105.218, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 176.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi