Kosovë, një viktimë dhe 28 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 102.652 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2.487

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.243, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 28 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.382 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.025 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 607.230 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat flasin për 133 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 102.652 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2.487.

Kategoritë
LajmeVendi