Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 28 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 227.709
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se një person i infektuar me koronavirus ka vdekur, derisa numri i viktimave ka shkuar në 3.138, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 28 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 227.709.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 928 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.806.505 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 30 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 224.030, ndërsa numri i rasteve aktive është 541.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 183 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.626 doza të vaksinës. Deri më sot 821.061 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.