Kosovë, përfundon “Akademia e Letërsisë dhe Shkrimtarisë Ballkanike”

Kryekonsulli Özaydın në një fjalim tha se akademia e zhvilluar do të kontribuojë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve më nivel të përparuar të Turqisë me vendet e rajonit në fushën e kulturës dhe letërsisë.

Me një ceremoni mbylljeje dhe shpërndarjen e certifikatave përfundoi “Akademia e Letërsisë dhe Shkrimtarisë Ballkanike” e cila u organizua në bashkëpunim nga Unioni i Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) dhe Unionit të të Diplomuarve të Kosovës në Turqi (TÜMEB), raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e zhvilluar në Prizren morën pjesë kryekonsulli i Turqisë në Prizren, Serdar Özaydın, ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ekspert i YTB-së Murat Arslan, përfaqësues të institucioneve turke me detyrë në Kosovë dhe shumë të ftuar të tjerë.

Kryekonsulli Özaydın në një fjalim tha se akademia e zhvilluar do të kontribuojë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve më nivel të përparuar të Turqisë me vendet e rajonit në fushën e kulturës dhe letërsisë.

“Me këtë projekt ku secili prej mësuesve tanë me eksperiencë në fushën e tyre kanë përcjellë përvojat e tyre, ne besojmë se do të rritet numri i personave që merret me letërsi nga brezi i ri të cilët do të mund të shkruajnë vepra cilësore në turqisht në Ballkan. Po ashtu na kënaq edhe fakti që ka pasur një interes të lartë për akademinë”, tha Özaydın.

Ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka deklaroi se me veprat e shkrimtarëve të rinj do të ofrohet kontribut që të mbahet gjallë kjo frymë e përjetuar në Ballkan.

“Shpresoj që duke forcuar lidhjet tona historike, kulturore dhe vëllazërore mes mëmëdheut tonë dhe Ballkanit, të realizojmë edhe më shumë projekte të tjera ku mund të mbajmë gjallë degët e artit si letërsinë me gojë dhe të shkruar, muzikën, pikturën, kinemanë, teatrin si dhe të përmirësojmë praninë tonë me vepra të ngjashme”, theksoi Damka.

Ceremonia përfundoi me shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit.

Kategoritë
KulturëLajmeVendi