Kosovë, regjistrohen 13 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 13 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.356

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), ka bërë të ditur se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktima nga ky virus mbetet 2.990, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 13 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.356.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.628 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.369.398 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 6 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 158.016, ndërsa numri i rasteve aktive është 350.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës. Deri më sot 780.596 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kategoritë
LajmeVendi