Nuk është certifikuar listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje, Nismës Socialdemokrate dhe e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkaku i mos zëvendësimit të kandidatëve të cilët si plotësojnë kriteret për kandidim nuk i kanë marr votat e nevojshme për t’u certifikuar.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvendësuar kandidatët në listën e saj të cilët kanë problem me ligjin, që kanë qenë pesë prej tyre.
Nisma Socialdemokrate nuk i ka zëvendësuar 12 prej kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet ligjore.
Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është certifikuar me 11 vota për si subjekt politik, ndërsa me 6 vota nuk është certifikuar lista e saj.
Në anën tjetër, me 10 vota për është certifikuar listat e kandidatëve të LDK-së dhe PDK-së, për zgjedhjet e 14 shkurtit.