KQZ miratoi listën e qendrave të votimit, 888 vendvotime

Në mbledhjen e pestë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u tha se do të jenë të hapura gjithsej 888 vendvotime në ditën e zgjedhjeve, më 14 shkurt, raporton Ekonomia Online.

Kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Yll Buleshkaj, tha se kanë filluar pranimi i kërkesave për certifikimin e vëshguesve të zgjedhjeve.

“E para kemi pranuar të gjitha raportet financiare të partive politike nga fushata për zgjedhjet në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut. Dhe e dyta kemi filluar të pranojmë kërkesa për cërtifikim për vëshzues të zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Anëtari i KQZ-së i emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama ka propozuar që disa qendra që janë shumë afër njëra-tjetrës të bashkohën në një vend.

KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 14 shkurt. Pra do të jenë gjithsej 888 vendvotime që do të hapen në ditën e zgjedhjeve.

“Janë gjithsej 888 qendra të vendvotimeve në krejt Kosovën”, ka thënë kryetarja e KQZ-së Valdete Daka e cila po ashtu ka kërkuar verifikim final dhe të njoftohen të gjithë votuesit për këto qendra.

Alim Rama ka thënë se plani operacional i sigurisë është standart në bashkëpunim me institucionet e Kosovës i ngjajshëm më atë qe ishte në zgjedhet e mbajtura në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.

Daka ka pyetur nëse janë të përfshira edhe masat anti Covid jo vetëm në zgjedhje por edhe për fushatë, ndërsa, Rama ka tregur se janë të përfshira.

Kategoritë
LajmeVendi