Krasniqi takohet me ambasadorin Mitsunori: Japonia ka dhënë shumë për shtetndërtimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është takuar sot me Ambasadorin e Japonisë për Kosovën, Ogasawara Mitsunori.

Krasniqi ka thënë se me Mitsunorin diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe për mundësitë e thellimit të bashkepunimit mes dy popujve.

“Pjesa e krenarisë së përbashkët në diskutim lidhej me suksesin e xhudistëve tanë në garat ndërkombëtare, veçanërisht medaljet e arta të xhudisteve tona në Tokyo, në sportin tradicional të Japonisë”, ka shkruar ndër të tjerash i pari i PDK-së.

Ky është shkrimi i plotë:

Në takim me Ambasadorin e Japonisë për Kosovën, Ogasawara Mitsunori, diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe për mundësitë e thellimit të bashkepunimit mes dy popujve dhe shteteve tona.
Pjesa e krenarisë së përbashkët në diskutim lidhej me suksesin e xhudistëve tanë në garat ndërkombëtare, veçanërisht medaljet e arta të xhudisteve tona në Tokyo, në sportin tradicional të Japonisë.
Japonia ka dhënë shumë për shtetndërtimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë. Miqësia e Japonisë është vlerë e madhe e shtetit tonë.

Kategoritë
LajmeVendi