“Krejtësisht e gabuar” – zëvendëskryeministri kritikon tifozët e Chelsea që kënduan emrin e Roman Abramovich gjatë nderimit në Ukrainë

Zëvendëskryeministri Dominic Raab ka kritikuar tifozët e Chelseat që kanë kënduar emrin e Roman Abramovich gjatë nderimeve për Ukrainën, duke i quajtur veprimet e tyre krejtësisht të gabuara.

Duartrokitjet njëminutëshe për viktimat e Ukrainës si pasojë e pushtimit të Rusisë gjatë ndeshjes Burnley kundër Chelsea u prishen nga disa brohoritje nga fundi i ndeshjes.

Një grup tifozësh të Chelseat brohoritën për pronarin në largim Abramovich, i cili njoftoi vendimin e tij tronditës për të nxjerrë klubin në shitje për shkak të lidhjeve me Vladimir Putin.

Thirrja e emrit të Abramovich u vërshëllua nga tifozët kundështar, me trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel, që kritkoi tifozët e klubit.

Raab, i cili është një mbështetës i Chelseat, ka dalë kundër atyre thirrjeve gjatë duartrokitjeve të Ukrainës.

Duke folur në BBC, ai deklaroi: “Unë jam një tifoz i Chelseat dhe mendoj se është krejtësisht e gabuar”.

“Do ta bënte një pakicë fansash dhe mendova se Thomas Tuchel, trajneri, kishte shumë të drejtë që doli dhe ishte i qartë për kundërshtimin e tij me këtë”.

Blutë do të mundnin 4-0 Burnleyn, por debati pas ndeshjes ishte ajo e këngës së kënduar nga një pjesë e tifozëve.

 

Kategoritë
Sport