Kremlini: Zgjerimi i NATO-s nuk do të rrisë sigurinë në Evropë

“NATO nuk është një aleancë që siguron paqe dhe stabilitet. Aleanca është një mjet konflikti. Edhe zgjerimi i mëtejshëm i aleancës patjetër që nuk do të rrisë sigurinë në Evropë”, tha Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO-n nuk do të rrisë sigurinë në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov foli lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO e cila ka qenë në agjendë kryesisht kohët e fundit.

Duke mbrojtur idenë e tij se NATO është një mjet konflikti, Peskov tha: “NATO nuk është një aleancë që siguron paqe dhe stabilitet. Aleanca është një mjet konflikti. Edhe zgjerimi i mëtejshëm i aleancës patjetër që nuk do të rrisë sigurinë në Evropë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një fjalim më 7 prill në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s tha se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me muaj madje me vite. Ai tha se nëse Finlanda dhe Suedia kërkojnë të anëtarësohen në Aleancë ata janë të gatshëm të shqyrtojnë në mënyrë të shpejtë këtë kërkesë.

Kategoritë
BotaLajme