Kreu i Diyanetit reagoi ashpër ndaj djegies së Kuranit në Suedi

Kreu i Entit për Çështjet Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbas, dënoi ashpër sulmin e egër dhe provokues ndaj Kuranit nga grupet raciste anti-islamike në Suedi.

Kreu i Entit për Çështjet Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbas, dënoi ashpër sulmin e egër dhe provokues ndaj Kuranit nga grupet raciste anti-islamike në Suedi.

Erbas, i cili dëshiron që këto dhe struktura të ngjashme të sëmura që janë armiq të Islamit të ndërpresin aktivitetet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, në deklaratën e tij tha: “Unë dënoj fuqishëm sulmin e egër dhe provokues ndaj librit tonë madhështor, Kuranit, nga grupet raciste anti-islamike në Suedi. Është e papranueshme që autoritetet të mos ndërmarrin veprimet e nevojshme kundër këtyre sulmeve ndaj myslimanëve dhe librit tonë madhështor, Kuranit, në muajin e bekuar të Ramazanit dhe që këto struktura, që haptazi kryejnë krime të urrejtjes, injorohen nga autoritetet. Pres që aktivitetet e këtyre dhe strukturave të ngjashme të sëmura të ndërpriten sa më shpejt dhe ftoj bashkësinë ndërkombëtare në një luftë të ndërgjegjshme të përbashkët me këto struktura.”

Kategoritë
BotaLajme