Kreu i grupit kriminal serb: Vuçiç më kërkoi shërbime të ndryshme

Kreu i një grupi kriminal të dyshuar për disa vrasje brutale, Veljko Belivuk mohoi të ishte një vrasës në një seancë dëgjimore dy javë më parë. Mediat serbe bëjnë me dije se në seancën e tij gjyqësore ai ka folur për marrëdhënien e tij të pretenduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe udhëheqës të tjerë të Partisë së tij.

Ndër të tjera në media raportohet se Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij i kërkuan më shumë shërbime për të kontrolluar që në tribunat e ekipit të Partizanit të mos brohorisnin kundër presidentit, për të frikësuar ata që organizuan protesta kundër qeverisë, për të siguruar paqen në Paradën e Krenarisë, por edhe për të ndikuar tek taksistët për të anuluar protestat kundër aplikacionit të transportit “CarGo”.

Të gjitha këto thuhet se janë nxjerrë nga një transkript i dëgjimit të Belivuk, i cili u mor nga KRIK, një organizatë jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse e themeluar për të përmirësuar gazetarinë hulumtuese në Serbi.

Ndryshe, Belivuk dyshohet të jetë pas pesë vrasjeve brutale, një torturë dhe tregtisë së drogës, dhe fotot e trupave të prerë dhe të therur të viktimave të tij janë publikuar nga zyrtarë të qeverisë në disa raste. Madje klani Belivuk konsiderohet si një nga personat më brutalët në rajon.

Është gjithashtu karakteristikë e këtij grupi kriminal se ata kanë pasur kontakte të forta në vend për vite me radhë kryesisht në polici dhe politikë. ndër të tjera mediat vendase bëjn ëme dije se tashmë është gjetur një transkript i seancës dëgjimore të prokurorit të Belivuk më 5 korrik, i cili mund të “thellojë” më tej historinë.

Aty shihet se ai së pari tha shkurtimisht se ai nuk ishte një kriminel por një “udhëheqës tifozësh” dhe se ai nuk ishte përgjegjës për vrasjet, rrëmbimet dhe trafikimin e drogës, por ai nuk donte t’u përgjigjej pyetjeve të prokurorit në lidhje me të.

Me iniciativën e tij, megjithatë, ai filloi të fliste për marrëdhëniet me njerëzit me pushtet.

“Vendosa të tregoj gjithçka bukur për marrëdhënien time me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ministrin e Policisë, Aleksandër Vulin, vëllain e Vuçiçit, miqtë, kumbarët dhe të gjithë politikanët e tjerë që na kërkuan shërbime, dhe tani bëjnë sikur nuk e njohim njëri-tjetrin!”.

Gjatë marrjes në pyetje gati gjysmë ore, ai renditi shërbimet e ndryshme që pretendohet të ketë kryer për Vuçiqin dhe njerëzit e tij dhe renditi emrat e anëtarëve të SNS që takoi.

Gjithashtu ai ka konfirmuar se ka mbajt kontakte me presidentin Vuçiç kryesisht përmes huliganit Aleksandër Vidojeviç, i njohur më mirë si Aca Roshavi, i cili është mik i djalit të presidentit, por gjithashtu se ai dyshohet se e kishte parë Vuçiçin personalisht disa herë.

Belivuk ndër të tjera i ka thënë prokurorit se ai ishte anëtar i Partisë Progresive Serbe që nga viti 2011. Ai shpjegoi se arrestimi i tij në 2016, me dyshimin e përfshirjes në një vrasje në qendër të Beogradit, kishte bërë që politikanët të humbnin kontrollin e tribunës së Partizanit.

Kategoritë
LajmeRajoni