Kreu i NATO-s dënon “sulmin e tmerrshëm terrorist” jashtë aeroportit të Kabulit

Stoltenberg theksoi se prioriteti i NATO-s mbetet “evakuimi i sa më shumë njerëzve në vend të sigurt sa më shpejt të jetë e mundur”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dënoi shpërthimet jashtë aeroportit të Kabulit, duke i quajtur ato një “sulm terrorist”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm terrorist jashtë aeroportit të Kabulit”, shkroi Stoltenberg në Twitter, duke shprehur ndjenjat e tij për “të gjithë të prekurit dhe të dashurit e tyre”.

Ai theksoi se prioriteti i NATO-s mbetet “evakuimi i sa më shumë njerëzve në vend të sigurt sa më shpejt të jetë e mundur”.

Mijëra njerëz janë duke pritur në aeroport për t’u evakuuar, ndërsa turma të mëdha u mblodhën jashtë aeroportit, duke shpresuar të largohen në një aeroplan.

Forcat amerikane kanë nën kontroll aeroportin, ndërsa evakuimet vazhdojnë përpara afatit të 31 gushtit.

Kategoritë
BotaLajme