Krimineli serb që kreu masakër në Podujevë ftohet si mysafir nderi në Srebrenicë

Sasha Cvjetan, krimineli serb që më 28 mars 1999 e kreu masakrën mbi civilët shqiptarë në Podujevë, është pritur me nderime në Srebrenicë, një vend tjetër sinonim i krimeve të Serbisë.

Në qytetin ku më 1995 u vranë rreth 8 mijë myslimanë, e që tash drejtohet nga serbët, ish-pjesëtari i njësitit famëkeq “Shkorpionët” u ftua si mysafir nderi në ditën e komunës, njofton Klankosova.tv.

Në masakrën e kryer nga Cvjetan në Podujevë, ishin vrarë 19 civilë, gra, pleq e fëmijë.

Kategoritë
LajmeRajoni