Kritikoi Pentagonin për tërheqjen nga Afganistani, marinsi amerikan përballet me gjyq

Kritikat për tërheqjen e amerikanëve nga Afganistani, ishin të forta.  Koloneli i marinsave, Stuart Scheller, fajësonte lidershipin e Pentagonit për dështimin në vend.Kritika që ai i regjistroi në një video e cila u bë virale në rrjetet sociale e që grumbulloi shumë mbështetës në Twitter.

Tashmë ai do të përballet me gjykatën ushtarake, do të deklarohet fajtor dhe do të përballet me gjashtë akuza. V Vendimi i Scheller, vjen pas arritjes së një marrëveshjeje, për të përfituar largimin nga ushtria duke ruajtur disa privilegje ushtarake. Pas publikimit të videos, ai u akuzua se nënçmonte zyrtarët, nuk tregonte respekt për eprorët, kishte braktisur ushtrinë si dhe qëllimisht nuk i bindej eprorëve të tij.

Marrëveshja e arritur ka si qëllim shmangien e një procesi publik që do të shkaktonte polemika, por detajet janë ende në fazë përcaktimi. Një nga avokatët e tij u shpreh se shpresonte që ai të merrte vetëm një letër qortuese dhe asgjë më shumë.

Kategoritë
BotaLajme