Kroacia fillon të zbatojë Certifikatën Digjitale COVID-19 të BE-së

Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozinovic, vizitoi Portën Kufitare Bregana dhe në vend inspektoi zbatimin e Certifikatës Digjitale COVID-19

Kroacia u bë një nga vendet e para të Bashkimit Evropian (BE) që filloi aplikimin e Certifikatës Digjitale COVID19 të bllokut dhe e zbatoi atë në kontrollet kufitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozinovic, vizitoi Portën Kufitare Bregana dhe në vend inspektoi zbatimin e Certifikatës Digjitale COVID-19.

Në deklaratën e tij, Bozinovic tha se janë të lumtur që janë ndër të parët në aplikim.

“Ata që kanë marrë një certifikatë digjitale në vendin e tyre kalojnë maksimum 20 sekonda në kufi dhe hyjnë në vend pa ndonjë problem”, theksoi ai.

Duke deklaruar se 40 mijë persona kanë aplikuar për certifikata digjitale në Kroaci, Bozinovic tha se dokumenti mund të merret gjithashtu përmes sistemit e-qytetar.

Bozinovic theksoi se 112 persona kanë hyrë në vend pa ndonjë problem me Certifikatën Digjitale COVID-19, e cila sot filloi të zbatohet në portat kufitare.

Certifikata Digjitale COVID-19 e BE-së tregon statusin e vaksinimit të personit, nëse ai ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe rezultatin e testit PCR.

Nga ana tjetër, Kroacia njoftoi se ka hapur kufijtë e saj për qytetarët e BE-së të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit deri në 22 ditë më parë.

Kategoritë
BotaLajme