Kroacia heq akcizën për naftë

Kroacia ka marrë masa konkrete për të ndihmuar popullin pas rritjes së madhe të çmimeve të derivateve.

Kryeministri kroat, Plenkoviq ka vendos sot uljen e përkohshme të akcizës për naftë e benzinë.

“Qeveria është duke rregulluar marzhën e tregtarëve të naftës dhe duke ulur përkohësisht akcizën për naftën dhe benzinën për të zbutur rritjen e çmimeve” ka thënë Plenkoviq.

Plenkoviq e ka arsyetuar këtë vendim duke thënë se nëse do të zgjaste kjo rritje e çmimeve, rrezikohej seriozisht mbyllja e shumë pikave të karburanteve.

Në Kosovë çdo ditë çmimi i derivateve të naftës po “fluturojnë”.

Krejt çka ka bërë Qeveria e Kosovës është se ka marr vendim që ta përcaktojë çmimet maksimale për naftë dhe derivate të naftës. Këtë e kanë kundërshtuar naftëtarët.

Taksa e akcizës është njëra nga kategoritë kryesore të të hyrave për buxhetin e Kosovës me një pjesëmarrje prej rreth 40 për qind në total e të hyrave të inkasuara nga Dogana.

Ditë më parë, Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, ka thënë se naftëtarët mbushin mbi 30 për qind të buxhetit dhe, sipas tij, akciza që duhet ta paguajnë është më e larta se e shteteve në rajon.

“Sa i përket sektorit të naftës me këtë ne e mbushim buxhetin e shtetit përafërsisht 30 për qind. Sektori i naftës kërkon një perceptim më të mirë pasi është kontribuuesi më i madh në buxhetin e shtetit. Shtetet në regjion e kanë akcizën e naftës më të ulët. Maqedonia e ka akcizën për 22 centë më të ulët”.

Të hyrat në total nga sektori i naftës në buxhetin e Kosovës janë rreth 700 milionë euro.

Qeveria e Kosovës me mburrje ka proklamuar mbushjen e arkës së shtetit, e cila kryesisht është bërë nga akciza e naftës, alkoolit e duhanit, dhe jo nga ndonjë polikë e re e ndërmarrë nga ajo.

Çmimet e naftës në Kosovë sot kanë shënuar çmimin prej 61 euro.

Kategoritë
LajmeRajoni