Kryediplomati grek flet me Blinken për Kosovën, a po shkon Greqia drejt njohjes së Kosovës?

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias është pritur dje në takim në Washington nga sekretari i shtetit amerikan, Antony J. Blinken.

Sot MPJ greke ka lëshuar një komunikatë të përbashkët ku nder tjera thuhet se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Greqia në një deklaratë të përbashkët kanë shprehur edhe përkrahjen për integrimin euro-atlantik të Kosovës”, shkruan Reporteri.net.

“Greqia dhe ShBA-ja të dyja vazhdojnë ta përkrahin fuqishëm integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe theksojnë rëndësinë e fillimit urgjent të negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut sipas kushteve të përcaktuara”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të dy shteteve.

Greqia është një nga 5 shtetet të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjatë këtij viti ka pasur takime të shpeshta mes zyrtarëve të Kosovës dhe Greqisë.

Kjo deklaratë dhe edhe veprimet e fundit janë parë jo rrallë herë si një sinjal se Greqia është duke shkuar drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kategoritë
Lajme