Çavuşoğlu njoftoi se takimi i zhvilluar me ministrin Joseph Malanji ishte “i frytshëm”
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka takuar homologun e tij nga kombi i Afrikës së Jugut, Zambia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij në twitter, Çavuşoğlu njoftoi se takimi i zhvilluar me ministrin Joseph Malanji ishte “i frytshëm”.
“Do të përmirësojmë më tej bashkëpunimin tonë në çdo fushë, përfshirë ekonominë, arsimin dhe marrëdhëniet ndërmjet ministrive tona”, shkroi Çavuşoğlu.