Kryediplomati ukrainas akuzon Putin-in se po mendon për një sulm të ri

“Dy faktorë do të përcaktojnë nëse ai (Putin) do ta zbatojë këtë opsion. Së pari, forca jonë dhe gjakftohtësia e ukrainasve dhe së dyti, forca dhe koordinimi i partnerëve tanë”, tha Kuleba

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, ka deklaruar se nëse Rusia do të nisë një sulm të ri ndaj vendit të tij varet nga fuqia e Ukrainës dhe partnerëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për kanalin televiz ‘Ukraina 24’, Kuleba tha se ai mendon se presidenti rus, Vladimir Putin, po mendon një sulm të ri ndaj Ukrainës.

“Dy faktorë do të përcaktojnë nëse ai (Putin) do ta zbatojë këtë opsion. Së pari, forca jonë dhe gjakftohtësia e ukrainasve dhe së dyti, forca dhe koordinimi i partnerëve tanë”, tha Kuleba.

Duke theksuar se në muajt e ardhshëm duhet të demonstrojnë efektivitet maksimal si shoqëri dhe si shtet, ai u bëri thirrje qytetarëve të mos bëjnë panik.

Sipas ministrit ukrainas, Rusia është përpjekur të de-stabilizojë Ukrainën në shumë mënyrë që nga viti 2014. Ai shtoi se qëllimi kryesor i Rusisë është ta bëjë Ukrainën sa më të dobët duke de-stabilizuar vendin brenda dhe duke e penguar atë nga bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes me vendet e tjera.

Në fillim të këtij muaji, ‘Associated Press’ raportoi se Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se Rusia ka vazhduar rritjen e saj ushtarake pranë kufirit me Ukrainën dhe se ka stacionuar 90 mijë trupa ruse.

Rritja e saj ushtarake çoi në shqetësime për një pushtim të afërt të Ukrainës, por Moska tërhoqi forcat e saj duke filluar në muajin prill.

Kategoritë
BotaLajme