Kryeministri grek Mitsotakis do të vizitojë Turqinë më 13 mars

Kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi më 13 mars.

Kryeministri Mitsotakis pas pjesëmarrjes në meshën që do të mbahet në Patrikanën Greke të Fanarit në Stamboll do të pritet në takim nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Tema kryesore e takimit të dy liderëve do të jetë kriza mes Rusisë dhe Ukrainës.

Pritet që gjatë takimit të bisedohet edhe për marrëdhëniet Turqi-Greqi dhe për zhvillimet tjera rajonale.

Kategoritë
BotaLajme