Kryeministri i Francës: Gjendja në ditët e ardhshme do të jetë e vështirë

Philippe, në deklaratën e tij, tha se kriza të cilën e ka shkaktuar pandemia në vend do të vazhdojë edhe një kohë dhe se nuk do të përmirësohet shpejt.

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), tha se: “Gjendja në ditët e ardhshme do të jetë e vështirë”.

Philippe, në deklaratën e tij, tha se kriza të cilën e ka shkaktuar pandemia në vend do të vazhdojë edhe një kohë dhe se nuk do të përmirësohet shpejt.

“Gjendja në ditët e ardhshme do të jetë e vështirë”, u shpreh ai, duke njoftuar se nesër do të mbajë një konferencë për media rreth pandemisë bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Olivier Veran.

Kryetari i Federatave Franceze të Spitaleve (FHF), Frederic Valletoux, tha se spitalet në rajonin Ile-de-France, ku bën pjesë edhe kryeqyteti Paris, për dy ditë do të tejkalojnë kapacitetin e tyre.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Francë, sipas të dhënave të fundit është 1.969, ndërsa i rasteve të konfirmuara 29.155.

Kategoritë
BotaLajme