Kryeministri irakian Al-Kadhimi i mbijeton një atentati me dron

Kryeministri irakian në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha: “Unë jam mirë, ndodhem pranë familjes. I ftoj të gjithë të jenë të qetë dhe gjakftohtë”

Banesa e kryeministrit të Irakut, Mustafa al-Kadhimi është sulmuar me mjet ajror pa pilot (dron) ndërsa Al-Kadhimi ka shpëtuar pa marrë plagë.

Në një deklaratë nga Rrjeti Meyda i Sigurisë të qeverisë së Irakut thuhet se shtëpia e Al-Kadhimi në Zonën e Gjelbër u sulmua me “dron të armatosur” ndërsa kryeministri ka shpëtuar pa marrë plagë dhe se gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

Në deklaratë bëhet e ditur se forcat e sigurisë në rajon vazhdojnë të marrin masa.

Kryeministri irakian në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha: “Unë jam mirë, ndodhem pranë familjes. I ftoj të gjithë të jenë të qetë dhe gjakftohtë”.

Liderët e milicisë Shiite kishin kërcënuar

Koalicioni Fatah i afërt me Iranin dhe mbështetësit shiitë të Hashd al-Shaabi kanë refuzuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 10 tetor dhe vazhdojnë protestën e tyre duke u ulur përpara Zonës së Gjelbër. Në përleshjen mes protestuesve dhe forcave të sigurisë të premten më 5 nëntor humbi jetën një protestues si pasojë e hapjes së zjarrit nga forcat e sigurisë.

Pas kësaj në vendin e ngjarjes që rriti tensionet mbërriti lideri i Lëvizjes Asa’ib Ahl al-Haq, Kays Hazali i cili dha deklarata kërcënuese ndaj kryeministrit Al-Kadhimi. Hazali dje në një deklaratë nga çadra e ngritur për ceremoninë mortore të protestuesit që humbi jetën, përdori shprehje kërcënuese kundër kryeministrit irakian.

Krahas Hazali edhe lideri i koalicionit Fatah, Hadi Amiri dhe Ebu Ala el-Velayi nga milicët shiitë shprehën kritika të ashpra ndaj Al-Kadhimit dhe qeverisë. Amiri deklaroi se vrasja e protestuesit nuk do mbesë pa u ndëshkuar.

Kategoritë
BotaLajme