Kryeministri polak telefonon Angela Merkel, Lewandowski merr lejen për të sfiduar Anglinë

Para nisjes së grumbullimeve të kombëtareve, Polonia u përball me një lajm shumë të vështirë. Kapiteni Robert Lewandowski e kishte të pamundur të bashkohej me Poloninë për ndeshjet me Anglinë, Hungarinë dhe Andorrën.

Qeveria gjermane ka vendosur disa rregulla strikte për mospërhapjen e koronavirusit dhe një prej tyre është që shtetasit e ardhur nga Britania e Madhe duhet të karantinohen për 10 ditë, çka e bënte sulmuesin të humbte sfida vendimtare me Bayernin në kthim.

Si pasojë klubi nuk e lejoi grumbullimin e tij me kombëtaren, por gjithmonë ekziston një zgjidhje. Aktorët e mëdhenj hyjnë në lojë. The Sun nga Anglia bën me dije se kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka telefonuar personalisht kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kërkesa e këtij të fundit ka qenë që Lewandowski të përjashtohej nga ky rregull i autoriteteve gjermane. Merkel ka dhënë miratimin e saj të menjëhershëm për këtë kërkesë të homologut të tij dhe gjithçka është zgjidhur me sukses. Lewandowski do sfidojë Anglinë.

Kategoritë
Sport