Kryeministri Rama zhvillon një vizitë dyditore në Turqi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti në takim në Ankara, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti në takim në Ankara, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi u zhvillua në Kompleksin Presidencial në kryeqytet pa praninë e medias.

Kryeministri Edi Rama, arriti në Turqi mbrëmjen e së mërkurës për të  zhvilluar një vizitë dyditore.

Përpara se nisej për në Turqi, Kryeministri Rama kishte informuar se në fokus të takimeve do të jetë ecuria e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.

Ndërkaq Kryeministri Rama publikoi një foto nga takimi me Presidentin, Recep Tayyip Erdogan me shënimin “Miq”.

Ndërkaq edhe Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë, Murat Kurum, u takua me ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj.

Ministri Kurum, në postimin në llogarinë e tij në rrjetin social, deklaroi se patën një takim me Ahmetajn në lidhje me projektet e banesave sociale në Shqipëri.

“Ne gjithmonë do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vendit miqësor dhe vëllazëror, Shqipërisë”, shkroi Kurum.

Kategoritë
LajmeRajoni