Kryeministri slloven e quan “fake news” dokumentin për ndryshim kufijsh në Ballkan

Kryeministri slloven, Janez Jansa ka reaguar në lidhje me disa harta jo-formale të Ballkanit që kanë qarkulluar së fundmi në media, e për të cilat u raportua se kanë dalë nga kabineti i tij si ide për  ndryshim kufijsh.

Ai ia ka lënë fajin oponentëve të tij politik, duke thënë se po nxjerrin lajme të rreme, shkruan lajmi.net.

Në një postim në Tëitter, Jansa ka thënë se të gjitha këto veprime po bëhen për luftë të brendshme politike.

“Ne jemi të gjithë të shokuar që partia ALDE dhe presidenti i saj Hans van Baalen janë duke shpërndarë lajme të rreme, të krijuara në Slloveni nga miqt e tij slloven për luftë të brendshme politike. E turpshme”, ka shkruar ai.

Se këto lajme janë të pavërteta, për lajmi.net kanë thënë edhe nga presidenca e Kosovës, teksa shtuan se një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vet Brukseli.

Sidoqoftë, nga kabineti i Vjosa Osmanit thanë se qëndrimi është i qartë se janë kundër çdo dialogu ku flitet për territorin e Kosovës. /Lajmi.net/

Kategoritë
BotaLajme