Kryenin grabitje, arrestohen 3 të rinj shqiptarë në Itali

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për kryerjen e disa grabitjeve.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane, shqiptarët e arrestuar janë të grupmoshës 23-26 vjeç, por megjithatë identiteti i tyre nuk është publikuar. Të tre u arrestuan në Firence.

Policia kishte sekuestruar disa kamera në lagjet ku shqiptarët kishin kryer vjedhjet, gjë e cila çoi dhe në arrestimin e tyre.

Ndërkohë në shtëpinë e ku jetonin shqiptarët policia gjeti orë, çanta, pajisje elektronike, parfumë dhe 3 mijë euro.

Në banesë u gjet dhe një 17-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se bashkëpunonte me tre bashkëkombasit e tij.

Kategoritë
BotaLajme