Kryeparlamentari i Turqisë letra ngushëllimi krerëve të Maqedonisë së Veriut pas aksidentit tragjik

Sipas deklaratës së kryesisë së kuvendit turk, Şentop u ka dërguar letra ngushëllimi presidentit të Maqedonisë së Veriut, kryeministrit dhe homologut të tij për viktimat e aksidentit që ndodhi në Bullgari

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop, ua ka përcjellë ngushëllimet e tij presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që humbën jetën në aksidentin e autobusit dje në afërsi të Sofjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së kryesisë së kuvendit turk, Şentop u ka dërguar letra ngushëllimi presidentit të Maqedonisë së Veriut, kryeministrit dhe homologut të tij për viktimat e aksidentit që ndodhi në Bullgari.

Në letrat e tij, Şentop ka thënë se me dhimbje të thellë mësoi për vdekjen tragjike të shumë njerëzve dhe lëndimin e disa të tjerëve nga aksidenti i autobusit të pasagjerëve që transportonte shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Şentop në emër të tij dhe të anëtarëve të parlamentit turk ka shprehur ngushëllimet e tij për Pendarovskin, Zaevin dhe Xhaferin, popullin e Maqedonisë së Veriut, si dhe familjet e të vdekurve, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

Kategoritë
BotaLajme