Kryeparlamentari turk mbërrin në Azerbajxhan për takime dhe bisedime

Şentop, i shoqëruar nga një delegacion, fluturoi për në Baku nga Stambolli. Asad Kaiser, kreu i Asamblesë Parlamentare të Pakistanit, respektivisht dhomës së ulët të parlamentit, po ashtu u bashkua me kryeparlamentarin turk

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, ka mbërritur në Azerbajxhan për të marrë pjesë në një takim me krerët e parlamenteve të Azerbajxhanit dhe Pakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Şentop, i shoqëruar nga një delegacion, fluturoi për në Baku nga Stambolli. Asad Kaiser, kreu i Asamblesë Parlamentare të Pakistanit, respektivisht dhomës së ulët të parlamentit, po ashtu u bashkua me kryeparlamentarin turk.

Gjatë takimit të planifikuar për ditën e nesërme, do të mbahet një ceremoni nënshkrimi për Deklaratën e Bakut.

Para takimit, Şentop dhe kryeparlamentarët e tjerë do të priten nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Şentop po ashtu pritet të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në Mauzoleun dhe në Rrugicën e Martirëve të presidentit të ndjerë të Azerbajxhanit, Haydar Aliyev. Ai po ashtu do të realizojë një vizitë në Varrezat e Dëshmorëve Turk në Baku.

Siç është planifikuar, të mërkurën kryeparlamentari turk po ashtu do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.

Şentop, i cili do të takojë përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe biznesmenë turq, do të kthehet në Turqi të enjten pasi të vizitojë qytetet Susha dhe Fuzuli të cilat vitin e kaluar u çliruan nga pushtimi gati tre-dekadësh i Armenisë.

Kategoritë
BotaLajme