Kryeparlamentari turk Şentop reagon ndaj vendimit në PE-së lidhur me konfliktin sirian

“Kundërshtojmë pretendimet e painformuara, të pabaza dhe me qëllim të keq kundër vendit tonë në vendimin e fundit të Parlamentit Evropian”, tha Şentop

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop ka reaguar ndaj deklaratave të drejtuara kundër Turqisë në vendimin e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) lidhur me konfliktin sirian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Şentop tha: “Kundërshtojmë pretendimet e painformuara, të pabaza dhe me qëllim të keq kundër vendit tonë në vendimin e fundit të Parlamentit Evropian”.

“Turqia në kuadër të besnikërisë ndaj vlerave njerëzore, është zëri i ndërgjegjes dhe ajo ka zgjatur dorën për miliona refugjatë të cilët janë strehuar në vend, duke ardhur nga Siria”, tha Şentop. Ai theksoi se teksa Turqia vazhdon luftën kundër terrorizmit ajo do të vazhdojë të ofrojë kontribut ndaj përpjekjeve për zgjidhje politike në bazën e rezolutës nr. 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për konfliktin sirian.

Şentop potencoi se është për të ardhur keq që PE-ja nuk ka reaguar ndaj akteve terroriste të organizatës terroriste PKK/YPG ndaj civilëve sirianë. “E ftojmë PE-në që të mbështesë procesin politik në Siri dhe të qëndrojë pranë Turqisë e cila me një përkushtim të madh ka hapur dyert e saj për 3.7 milionë sirianë, e cila mbron kufijtë e NATO-s dhe Evropës dhe e cila respekton ligjin ndërkombëtar”, deklaroi Şentop.

Kategoritë
BotaLajme