Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës dhe Nënkryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës takohen me Kryetaren e FSSHK-së, Tevide Imeri

Sot me Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës Përparim Berisha dhe Nënkryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës Enlirat Duraku kanë zhvilluar takim me Kryetaren e FSSHK-së Tevide Imeri dhe Nënkryetarin e FSSHK-së Blerim Delija.

Palët u dakorduan që ditët në vijim të zhvillojnë takim me kryesitë respektive në mënyrë që të punohet bashkërisht në interes të punëtorëve shëndetësor dhe të shqyrtohen mundësitë e bashkimit të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Ditët në vazhdim i mbetet Kryesive respektive të shqyrtojnë modalitetet dhe mundësitë e arritjes së marrëveshjes finale.

Kategoritë
LajmeVendi