Kryetarja e Tetovës pranon humbjen, uron Bilall Kasamin për fitoren

Kryetarja aktuale e Tetovës, Teuta Arifi, ka pranuar publikisht humbjen në këto zgjedhje, që janë mbajtur në Maqedoninë e Veriut.

Arifi në një dalje për shtyp nga Tetova ka thënë se nuk kanë arritur rezultat të mirë në këtë raund zgjedhor pasi kundërkandidati i saj udhëheq bindshëm në këtë qytet.

Ajo tha se qytetaret e Tetovës kanë zgjedhur tjetër udhëheqje për katër vitet e ardhshme, ku në fund të fjalimit e ka uruar Billal Kasamin për fitoren./ Alsat M

Kategoritë
LajmeRajoni