Kujdes me shpejtësinë, policia po ju monitoron me dron në Shqipëri

Policia Rrugore deklaron se po monitoron fluksin me dron për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, të cilat janë shkak për aksidente rrugore.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore pasditen e sotme operoi me dron në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku për rreth një orë ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 93 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve qe “të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu kujdes, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë”.

Kategoritë
LajmeRajoni