Kuka: Majlinda është pensionuar si garuese, më duhet si trajnere

Mjeshtri i xhudos, Driton Kuka, ka bërë të ditur se xhudistja e cila i fitoi të gjitha medaljet e mundshme, Majlinda Kelmendi, i ka dhënë fund karrierës së saj si garuese, por se ajo do të vazhdoj të punojë në xhudo.

“Nuk mund të themi se është pensionuar sepse ajo do të vazhdoj të jetojë e të punojë në xhudo, por në kuptimin e karrierës normalisht që po”, është shprehur Kuka, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai thotë se pas humbjes që Majlinda e pësoi në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Majlindën e ka qetësuar me një fjali të cilën ajo e shikoi se a e ka seriozisht.

“Majlindën e kam qetësuar me fjalinë “në qoftë se ajo ishte shumë e rëndë që nuk po do që të garosh, atëherë përgatitu se ne po shkojmë edhe në Paris dhe për një moment me shikoi se a e kam seriozisht””, ka thënë ai.

Ndërsa, ai tha se Majlinda Kelmendi nuk do të garojë më sepse i duhet ekipit dhe atij si trajner.

“Mendoj se Majlinda nuk do të garojë më dhe në këtë jam i bindur sepse unë kam nevojë për dikë si Majlinda dhe ajo i ka mbërri të gjitha”.

Kategoritë
LajmeVendi