Kuleba: Ukraina ka nevojë për armë të rënda për të zbrapsur forcat ruse

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba u bëri thirrje vendeve perëndimore që t’i sigurojnë Kievit armë të rënda në mënyrë që të mund të shtypin forcat ruse

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba u bëri thirrje vendeve perëndimore që t’i sigurojnë Kievit armë të rënda në mënyrë që të mund të shtypin forcat ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kuleba postoi një video në Twitter të enjten mbrëma, duke iu përgjigjur pyetjeve të bëra në atë rrjet social.

“Ne kemi nevojë për armë të rënda. I vetmi pozicion në të cilin Rusia është më e mirë se ne është sasia e armëve të rënda që ka. Pa artileri, pa sisteme të shumta raketore, ne nuk do të jemi në gjendje t’i shtyjmë ato prapa”, tha Kuleba.

Ai theksoi se situata në lindje të vendit, ku forcat ruse janë në ofensivë, është “e tmerrshme”.

“Madje do të thoja se është edhe më keq nga sa thonë njerëzit. Ne kemi nevojë për armë. Nëse vërtet kujdeseni për Ukrainën, armët, armët dhe armët përsëri”, tha ministri i Jashtëm ukrainas.

Kategoritë
BotaLajme