Kur do të përfundoi pandemia: Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2022, sipas ekspertëve?

Pikëpamja bazohet në punën e ekspertëve që po hartëzojnë kursin e mundshëm të pandemisë përgjatë 18 muajve të ardhshëm.

Një sërë vendesh mund ta kenë lënë pas më të keqen e krizës së Covid-19, por, sipas shkencëtarëve, me gjasë duhet pritur deri në fund të vitit 2022 që pandemia të kthehet në epidemi.

Ekspertët medojnë se vendet e para që do të dalin nga pandemia do të kenë një ndërthurje të nivelit të lartë të vaksinimit dhe imunitetit natyral mes personave të infektuar me koronavirus, të tilla si SHBA, Britania e Madhe, Portugalia dhe India.

Edhe pse nuk e përjashtojnë skenarin fatalist, në të cilin virusi pëson mutacion deri në pikën kur i shpëton plotësisht imunitetit të fituar me mund, besimi i përgjithshëm është se situata në shumë vende do të përmirësohet vitin e ardhshëm.

Maria Van Kerkhove, eksperte e OBSH-së, shprehet: “Ne mendojmë se mes të tashmes dhe fundit të vitit 2022, do të jetë momenti kur do të kontrollojmë virusin, kur do të reduktojmë në mënyrë të rëndësishme sëmundjen e rëndë dhe vdekjen”.

Pikëpamja bazohet në punën e ekspertëve që po hartëzojnë kursin e mundshëm të pandemisë përgjatë 18 muajve të ardhshëm.

Deri në fund të 2022, OBSH synon vaksinimin e 70% të popullsisë botëore, megjithatë shqetësim mbetet heqja e parakohshme e kufizimeve: “Nëse e arrijmë objektivin e vaksinimit, do të jemi në një situatë shumë të ndryshme. Megjithatë, më çudit të shoh njerëzit teksa zhvillojnë jetën normalisht, sikur gjithçka të ketë përfunduar”.

Rastet dhe vdekjet nga Covid-19 janë në rënie që prej muajit gusht, me përjashtim të Europës, ku varianti Delta po bën kërdinë në vendet me nivel të ulët vaksinimi.

Prandaj, edhe tranzicioni i pandemisë në epidemi do të jetë i ndryshëm në secilin vend, varësisht nga niveli i popullsisë së imunizuar natyralisht dhe me vaksinë. Disa shkencëtarë mendojnë se virusi do të sillet si fruthi, që do të shkaktojë herë pas here valë infektimesh në popullsitë ku mbulimi me vaksina është i ulët.

Të tjerë mendojnë se do të shndërrohet në një grip sezonal që do të prekë më shumë fëmijët, por për këtë mbase do të duhen dekada.  /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeTë ndryshme