Kur një grua vendos të lajmërojë policinë, ajo e shtyp butonin e fundit të shpresës

A e keni menduar ndonjëherë se kur një grua vendos të lajmërojë policinë (për shkak të dhunës nga burri), ajo e shtyp butonin e fundit të shpresës për sigurinë e saj?!

A e keni menduar ndonjëherë se një grua para se të lajmëroj policinë(për shkak të dhunës nga burri), ajo luftoi me veten e saj dhjetëra herë, në mes përpëlitjes se a po e bën gjënë e duhur apo jo?!

A e keni menduar ndonjëherë se një grua para se të lajmëroj policinë(për shkak të dhunës nga burri), ajo kaloj nëpër shumë situata të vështira, me frikë, presion, dhunë…

A e keni menduar ndonjëherë se kur një grua vendos të lajmëroj policinë(për shkak të dhunës nga burri), ajo është në një panikë të madh se mos po e zë burri me telefon në dorë dhe do t’ia nxijë dyfish më shumë jetën?!

A e keni menduar ndonjëherë se një grua para të lajmëroj policinë(për shkak të dhunës nga burri), ajo u konsultua me shumë njerëz që nuk i bën dot zgjidhje ose u mbyllë në vete nga frika se askush nuk do ta kuptonte.

A e keni menduar ndonjëherë se kur një grua vendos të lajmëroj policinë(për shkak të dhunës nga burri), ajo po e don jetën, po e ndien frikën e po kërkon mbrojtje.

A e keni menduar ndonjëherë se kur një grua vendos të lajmëroj policinë(për shkak të dhunës nga burri), ajo po shpreson që zëri do t’i dëgjohet, dhuna do të ndalet dhe jeta do t’i përmirësohet.

A e keni menduar ndonjëherë se sa të pashpresa ndihen të gjitha ato gra që po kalojnë nëpër trauma, kur shohin se policia nuk po i merr seriozisht kërkesat e tyre.

Nëse nuk e keni menduar, mendojeni…

Policë të dashur! Nëse një grua vjen dhe kërkon ndihmë, ajo po e bën këtë ngase i ka ardhur shpirti në fyt, është lodhur dhe nuk po gjen dot rrugëdalje.

Nëse një grua vjen në stacionin policor, nuk do të thotë se ajo është e llastuar apo ‘e qume peshë’, por po e bënë këtë nga nevoja.

Ju lutem mos i nënvlerësoni rastet, jeta e grave po rrezikohet çdo ditë!

Hapni sytë!

Kategoritë
LajmeVendi