Kur nuk do, nuk do”, shtyllat e “çuditshme” në Bundesliga (Video)

Greuther Furth, edhe pse shënoi e para kundër Koln mbrëmjen e djeshme, nuk ia doli dot të fitonte. Vendasit morin tre pikët pasi triumfuan me rezultatin 3-1.

Greuther në pas gjysmë ore lojë kishte mundësinë më të mirë për të shënuar golin e dytë, por ishte e pafat.

Jaremy Dudziak goditi shtyllën kur doli i vetëm me portierin dhe për të mos mjaftuar kjo bëri të njëjtën gjë edhe pasi iu kthye topi.

Duart në kokë të gjithë, edhe pse shtylla e dytë ishte në një kënd mjaft të vështirë për të shënuar.

Kategoritë
Sport