Kurti emëron edhe dy zëvendësministra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar me emërimin e zëvendësministrave.

Kurti sot ka emëruar edhe dy zëvendësministra, bëhet e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Zëvendësministrat e emëruar janë: Edona Maloku Bërdyna, zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agon Dobruna, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal”, thuhet në njoftim

Kategoritë
LajmeVendi