Kurti: Kosova ka shënuar përparim në luftimin e krimit dhe korrupsionit për shkak se jemi rritur në 17 vende

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim tre senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në përmbyllje të një vizite në rajon

Në një deklarim të përbashkët për disa medie, pas takimit, Kryeministri Kurti tha se në këtë takim ka theksuar se shtetet demokratike duhet të qëndrojnë bashkë kundër luftës në Ukrainë.

“Në takimin tonë të përbashkët kam theksuar që kurrë nuk ka qen më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës në Ukrainë”.

“Në këtë kontekst Kosova ka mbajt qëndrimin e njëjtë me SHBA, NATO dhe BE e në anën tjetër kemi autokracitë që mund të jen të ndara nga populli i tyre por po bashkëpunojnë me një tjetrën”.

Kurti ka thënë se Kosova është rrëfim i suksesit të rezistencës së popullit tonë ndaj luftës çlirimtare kundër Serbisë.

“Kosova është një rrëfim i suksesit i rezistencës së popullit të saj ndaj luftës çlirimtare bashkë me NATO, BE e SHBA. Sot Kosova është krenare me të arriturat e saj”.

“Kosova ka shënuar përparim në luftimin e krimit dhe korrupsionit për shkak se jemi rritur në 17 vende”.

“Nuk kemi harruar ta theksojmë rëndësinë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit nëpërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA”.

E senatori amerikan Chris Murphy tha se kjo është vizita e tij e tretë në Prishtinë e se po ndjehet mirë që po dëgjon për zhvillimin ekonomik të vendit, raporton Ekonomia Online.

Tutje ai tha se gjatë bisedës me kryeministrin Kurti tha se kanë folur edhe për interesat e përbashkëta.

“Kjo është vizita ime e tretë në Prishtinë dhe më vjen mirë që po dëgjoj për zhvillimin ekonomik”.

“Na vjen keq për humbjen e sekretares aë shtetit Albraight dhe familja e saj e vlerësojmë memorialin e saj këtu në Prishtinë”.

#Tash është më urgjente se kurrë që shtetet që janë në periferi nga Rusia duhet të kenë mbrojtje. Do të mundohemi në Uashington të gjejmë metoda tona..”

“Jemi këtu në këtë çast shumë historik në botë për sulmin e paprovokuar dhe brutal në Ukrainë.

Në këtë rajon askush nuk ka qenë më shumë përkrahës i sanksioneve të Rusisë se sa Kosova”.

Kategoritë
LajmeVendi