Kurti merr urim nga homologu pakistanez: Dy shtetet ndajnë lidhje historike dhe vëllazërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një letre ka pranuar urimet e kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan me rastin e rizgjedhjes si kryeministër i vendit

Rezultati i zgjedhjeve është manifestim i besimit të madh që populli i Kosovës ka në udhëheqësin tuaj, thuhet në letër urim.

Pakistani dhe Kosova ndajnë njëra me tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore të cilat tejkalojnë kufinjtë gjeografikë, u shpreh Khan në letrën e tij.

Teksa shpreh gatishmërinë dhe vullnetin për të punuar ngushtë me Kurtin në avancimin e marrëdhënieve në shërbim dhe dobi të të dy vendeve.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi