Kurti mirëpret emërimin e Stuart Peach si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas emërimit të Stuart Peach nga Britania e Madhe si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se pret një bashkëpunim të ngushtë me Stuart Peach në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

“E mirëpres emërimin e Shefit të Ajror Britanik, Sir Stuart Peach, si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe mezi pres të punoj ngushtë me të në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Kurti

Kategoritë
LajmeVendi