Kurti nga Antalia: Vetëm të bashkuar mund ta ndalim Putinin dhe të parandalojmë despotët e ardhshëm

Kryeministri Albin Kurti në një diskutim që pati me ministrin e Jashtëm të Austrisë Alexander Schallenberg, Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka ndarë mendimin se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të ndalet vetëm kur bota është e bashkuar.

“Ne nuk duhet t’u dorëzohemi autokratëve në asnjë vend dhe asnjëherë. Vetëm një botë që është e bashkuar dhe aktive e demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kurti është duke marrë pjesë në Forumin për Diplomaci që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Kategoritë
LajmeVendi